Izraeli e Maroku arrijnë ujdi për normalizim të marrëdhënieve
Izraeli dhe Maroku janë pajtuar që t’i normalizojnë marrëdhëniet ndërshtetërore, në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë, Maroku u bë vendi i katërt arab që la mënjanë mospajtimet me Izraelin, gjatë vetëm katër muajve të fundit.
Si pjesë e marrëveshjes, presidenti amerikan Donald Trump është pajtuar që ta njohë sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore, pas kontestit territorial disadekadash me Frontin Polisario të mbështetur nga Algjeria.
Trumpi arriti që ta sigurojë ujdinë nëpërmjet një telefonate të zhvilluar gjatë së mërkurën me mbretin e Marokut, Mohamed, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan.
Para Marokut, Izraeli ka nënshkruar marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Sudanin.
Në kuadër të ujdisë së fundit, Maroku do të lidhë marrëdhënie të plota diplomatike dhe t’i vazhdojë relacionet me Izraelin, duke ua garantuar izraelitëve fluturimet të drejtpërdrejta nga dhe në Izrael.
Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe njëherësh dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka njoftuar se dy palët do t’i hapin zyrat ndërlidhëse në Rabat dhe Tel-Aviv, paralelisht me hapjen edhe të ambasadave.