Izolohet kryeministri i Britanisë së Madhe, infektohet me koronavirus (Video)
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka informuar publikun se është infektuar nga koronavirusi, virus ky që ka prekur qindra mijëra persona dhe dhjetarë mijërave u ka marrë jetën në gjithë botën, raporton FaktePlus.
Në një postim në rrjetin social, Johnson tregon se gjatë 24 orëve të fundit ka shfaqur simptoma të virusit dhe pasi ka bërë testin ka rezultuar pozitiv.
Britania e Madhe deri më tani ka raportuar për 11,813 persona të infektuar me koronavirus dhe 580 të vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje.
Shihni Videon dhe deklaratën e vetë Jonsonit:
Over the last 24 hours I have developed mild symptoms and tested positive for coronavirus.
I am now self-isolating, but I will continue to lead the government’s response via video-conference as we fight this virus.
Together we will beat this. #StayHomeSaveLives pic.twitter.com/9Te6aFP0Ri
— Boris Johnson #StayHomeSaveLives (@BorisJohnson) March 27, 2020