Izolohet BE-ja
Bashkimi Evropian ka vendosur t’i kufizojë lëvizjet në BE nga jashtë për tridhjetë ditë.
Kjo do të thotë se hyrja në BE nuk do t’u lejohet shtetasve të vendeve tjera.
Këtë e ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo ka deklaruar se qëllimi i këtyre masave të rrepta është ngadalësimi i përhapjes së virusit, mbrojtja e qytetarëve dhe siguria. Von Der Leyen ka shtuar se po shqyrtohet vendosja e një “korsije të gjelbër” në vendkalimet kufitare, për ta siguruar qarkullimin e mallrave dhe furnizimin e qytetarëve.
Përjashtim nga pamundësia për të hyrë në territor të BE-së do të ketë për shtetasit e BE-së që kthehen prej vendeve tjera, mjekët dhe stafi i nevojshëm për punë mjekësore.