Izolohen 13 persona nga stafi mjekësor në Kaçanik, patën kontakt me një të infektuar
Komuna e Kaçanikut përmes një njoftimi, ka konfirmuar dy rastet e para me virusin Covid-19.
Rastet janë nga fshati Runjevë dhe Rekë, ndërsa familjet e dy të infektuarve tashmë janë vetizoluar, bën të ditur komuna.
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilani, ka njoftuar se njëri nga të infektuarit ka pasur kontakte edhe me mjekë në QKMF prandaj 13 punëtorë janë vetë izoluar.
“Njëri nga të infektuarit ka pasur kontakte edhe me mjek në QKMF prandaj 13 punëtor janë vetë izoluar. Dy familjet e të infektuarve me virus janë vet izoluar si dhe një familje e cila ka kontaktuar me të infektuarin nga Runjeva, në lagjen Deda në Doganaj”, ka deklaruar Ilazi.
Edhe drejtori i QKMF në Kaçanik Sinan Zeneli tha se pas rezultateve kanë dal në teren dhe kanë kontaktuar familjarët e të prekurve dhe ju kanë kërkuar të vetë izolohen.
“Falënderojmë Policinë për asistim në të gjitha rastet” theksoi drejtori Zeneli, ndërsa shtoi se punëtoret shëndetësor të izoluar po ndjekin rekomandimet e nevojshme të vet izolimit.
Ndërkohë mikrobiologu, Lul Raka, kërkoi që në këtë situatë të respektohet distanca sociale sepse tha se infeksioni bartet gjatë të folurit ndërsa kontakti kryesor është familjari, përveç familjarëve kontakt i afërt është edhe rasti tjetër i qëndrimit afër me personat tjerë sidomos më shumë se 15 min.
Raka ri përsëriti edhe njëherë masat e parandalimit siç janë: Distancimi social, përdorimi i dorëzave, higjiena e duarve etj.
Shtabi komunal konfirmon dy rastet e para me virusin COVID në Komunën e KaçanikutShtabi Komunal për Parandalimin e…
Julkaissut Komuna Kacanik Sunnuntaina 26. huhtikuuta 2020