Iu vra e djeg vëllau në Pejë, Ibrahim Kelmendi mallkon rugovistët e titistët
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ndërsa bëhet e ditur se trupi i pajetë i Qerim Kelmendit (ish- ushtar i UÇK-së) është gjetur pas mesnate dhe fillimisht thuhet se është vrarë me armë zjarri pastaj është djegur.
Tashmë ka folur edhe vëllai i viktimës, Ibrahim Kelmendi, i cili është njëri prej drejtuesve të ish- Lëvizjes Popullore të Kosovës, lëvizje kjo e cila kishte rolin kryesor në luftën çlirimtare të Kosovës.
Ibrahim Kelmendi ka shpërthyer në mallkim ndaj atyre që gjatë luftës e pas saj kishin sulmuar e akuzuar luftëtarët e lirisë.
Madje, ai u ka thënë që të festojnë tani rugovistët e titistët dhe siç është shprehur, soji i tyre i fëlliqur.
“Festoni rugovistë e titistë, heee soj i fëlliqur serbofil! Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi, raporton FaktePlus.
Më parë burime nga hetuesia e Pejës pohuan se dyshohet që Qerim Kelmendi është ekzekutuar me disa plumba e pastaj është djegur.
Qerim Kelmendi është ish- ushtari i UÇK-së. Ai ishte luftëtar i orëve të para. Qerimi është vëllai i Ibrahim Kelmendit, i cili njihet si një prej njerëzve drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës./FaktePlus