Iu gjetën substanca narkotike heroinë dhe marihuanë, arrestohen nga Policia
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë pasi gjatë bastisjes në shtëpive të tyre janë gjetur substanca narkotike.
Gjatë kontrollit, policia tek njeri ka gjetur substancë narkotike të llojit heroinë në peshë prej 0.36 gram.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi gjate kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë në peshë 0.36 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë, raporton FaktePlus.
Po ashtu policia edhe tek një person tjetër ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të llojit heroinë dhe marihuanë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi gjate kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar disa qese me substancë te dyshuar narkotike te llojit Heroinë 1.31 gram , marihuanë 1.70 gram, dhe kokainë 0.38 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /FaktePlus