Italia regjistron mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19, 459 viktima
Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 19.037 raste të reja me COVID-19, një shifër kjo më e lartë se një ditë më parë.
Deri tani që prej nisjes së pandemisë janë regjistruar 2.028.354 të infektuar me COVID-19.
Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 459, 6 më pak se një ditë më parë duke e çuar në 71.359 numri total të viktimave.
Që prej ditës së djeshme më 24 dhjetor Italia është zonë e kuqe.
Nga 24 dhjetori deri më 6 janar, i gjithë vendi do të përcaktohet 10 ditë si zonë e kuqe dhe 4 të tjera si zonë portokalli.
Për të dalë nga shtëpitë, qytetarëve në Itali do t’u nevojitet një autorizim, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar kontrollet në rrugë.