Italia publikon numrin e rasteve të reja me COVID-19
Italia ka regjistruar 18.727 raste të reja me COVID-19, ka bërë të ditur bilanci i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 761 vdekje që e dërgojnë totalin në 63.387 nga fillimi i pandemisë.
Italia në ditën e fundit ka realizuar në total 190.416 teste.
Shkalla e rasteve pozitive sillet rreth 9.8 për qind. Në terapi intensive janë duke u trajtuar 3.265 pacientë.