Italia nuk e konsideron Kosovën vend me rrezikshmëri nga koronavirusi
Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë ka publikuar një listë të vendeve që i cilëson si me gjendje jo stabile të koronavirusit.
Fatmirësisht në listën që përbëhet nga 13 shtete, nuk është përfshirë Kosova.
Vendet e përfshira janë: Armenia, Bahrejni, Bangladeshi, Brazili, Bosnja dhe Hercegovina, Kili, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Omani, Panamaja, Peruja dhe Republika Domenikane.
Qytetarët që vijnë nga këto vende e kanë të ndaluar të hyjnë në Itali në 14 ditët e ardhshme.
Po ashtu fluturimet drejt këtyre vendeve janë pezulluar për 14 ditë.