Italia e nis me fitore ciklin e kualifikimeve Euro 2020
Italia e ka nisur me fitore aventurën kualifikuese për ‘Euro 2020’ duke e mposhtur Finlandën me rezultat 2-0.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Friuli në Udine, Azurrët ishin komodë që nga fillimi duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e shtatë me golin e Nicolo Barellas.
Mesfushori 22-vjeçar shfrytëzoi një top të kthyer dhe goditja e tij e fuqishme nuk arriti të ndalej nga portieri Lukas Hradecky.
Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa Azzurrët shënuan sërish në pjesën e dytë. Në debutimin e tij të parë si startues, Moise Kean shënoi golin e parë me përfaqësuesen.
Ciro Immobile asistoi në zonë për talentin 19-vjeçar të Juventusit, i cili e la të pashpresë portierin kundërshtar.
Këto janë tri pikët e para të Italisë në Grupin J dhe ndan vendin e parë me Greqinë dhe Bosnje e Hercegovinën.
Në xhiron e ardhshme, Azzurrët luajnë si nikoqirë të Lihtenshtajnit, ndërsa Finlanda udhëton te Armenia. /FaktePlus
Nicolò Barella’s first goal. pic.twitter.com/vwFhBULa2Q
— Italian Football Daily (@ItalianFD) March 23, 2019
Moise Kean first international goal in his first start. Remember the name pic.twitter.com/04vbL29qAF
— Chris (@Juventini_1897) March 23, 2019