Itali, pesë të vdekur si pasojë e rrjedhjes së gazit në një shtëpi pleqsh
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në një shtëpi të pleqve në Itali.
Dyshohet se viktimat kanë ndërruar jetë për shkak të helmimit nga monoksidi i karbonit, shkruan Reuters..
Incidenti ka ndodhur në shtëpinë e kujdesit Villa dei Diamanti në Lanuvio, qytet ky në afërsi të Romës.
Zjarrfikësit italianë në një postim në Twitter kanë bërë të ditur se shtatë persona, përfshirë dy punonjës shëndetësorë po trajtohen në spital.