Itali, bien shifrat e Covid-19 dhe lirohen masat
Vijon trendi në ulje i të dhënat të bilancit të pandemisë në Itali. Sipas autoriteteve shëndetësore, të infektuarit kanë qenë 12715, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 13574. Ulen edhe viktimat, nga 477 të 24 orëve më parë në 421.
Lajm i mirë vjen edhe nga raporti i testimeve me rastet pozitive, që nga 5% kaloi në 4.3%. Të dhëna që i kanë dhënë autoriteteve besim për të hequr një pjesë të masave parandaluese në pothuajse të gjitha rajonet italiane, përfshirë dy më të rëndësishmet, Lombardia dhe Lacio.
Por autoritet paralajmërojnë se shtimi i lirisë nuk mund të çojë në anarki, sepse sipas tyre “virusi ka kapacitetin për të rritur praninë tij në mënyrë të menjëhershme, pa llogaritur se disa nga variantet e reja po fillojnë të shpërndahen në territor. Jemi ende në një ekuilibër të paqëndrueshëm”.
Ndërkohë, janë më shumë se 1. 8 milionë persona që janë vaksinuar deri më tani në Itali, nga këto 483 mijë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.