Itali: 361 të vdekur dhe mbi 18 mijë raste me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë në Itali bëri me dije se 361 persona humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 78,755 viktima që nga fillimi i pandemisë.
18, 627 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve në Itali.
Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë protokollin e sigurisë për të parandaluar përhapjen e Covid.