Istogu me vetëm 5 raste aktive me COVID-19
Qytetarët e Republikës së Kosovës po vazhdojnë të ballafaqohen me pandeminë COVID-19. Derisa ditëve të fundit numri i rasteve pozitive është rritur dukshëm.
E, momentalisht Istogu ka vetëm 5 raste pozitive. Kështu ka bërë të ditur asambleisti i kësaj komune nga PDK-ja, Labinot Aliaj.
Sipas Aliajt, gjithsejt në këtë komunë janë 41 raste, 5 raste aktive derisa të tjerët janë shëruar.
Aliaj ka bërë apel për mbajtje distance, pastrim të duarve e bartje të maskave, duke iu uruar shërim të shpejtë 5 qytetarëve të infektuar, që kjo komunë të kthehet në 0 raste.