Istogasit i gjendet armatim ‘deri në fyt’, arrestohet
Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar sasi të madhe të armatimit, pas një bastisjeje në një shtëpi në Istog, më saktësisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Në mjetet e konfiskuara përfshihen një pushkë ajrore, dy pushkë të modifikuara, fishekë, gëzhoja të fishekëve, kuti me municion e gjësende tjera.
I dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
Njoftimi i plotë:
Rr. Dëshmorët e Kombit, Istog 03.12.2019 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjete dhe konfiskuar: dy pushkë të modifikuara, një pushkë ajrore, dy pistoleta njëra artizanale tjetra me gaz, një dylbi- optikë i pushkës së gjuetisë, 98 fishekë të armëve të zjarrit të kalibrave të ndryshëm, 77 gëzhoja të fishekëve të kalibrave të ndryshëm, një kuti me municion të pushkës ajrore si dhe 10 pjesë të mekanizmave të armëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.