Ismaili tregon se a do të jetë PDK prezente në seancën për rrëzimin e Qeverisë
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismalili, në një konferencë për media, ka folur edhe rreth mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ku tha se do të kryejnë detyrën e tyre si deputet nëse thirret kjo seancë.
“Ne do të kryejmë punën tonë nëse thirret seanca”, u shpreh ai.
Ismaili ka përmendur edhe seancën për votimin e buxhetit, kur kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kishte siguruar se ambienti i Kuvendit është dezinfektuar.
Tashmë janë mbledhur 46 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti, për shkak të mos heqjes së plotë të taksës dhe shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu që vjen nga radhët e LDK-së.