Ismaili: Qytetarët tashmë janë përcaktuar për PDK-në
Banorët e fshatrave të komunës së Shtimës po vazhdojnë t’i japin mbështetje kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Naim Ismaili.
Kësaj radhe mbështetjen e kanë konfirmuar me tubime të mëdha, fshatrat Gllavicë, Rashincë dhe Muzeqinë.
Ismaili ka thënë se kjo mbështetje e madhe nëpër tubime është tregues se tashmë qytetarët janë përcaktuar që të votojnë PDK-në dhe kandidatët e saj për deputet.
“Përkrahje dhe mbështetje shumë e veçantë për Partinë Demokratike të Kosovës që tregon se vota tashmë është e përcaktuar. Kosova e ka të ardhmen e sigurt me Partinë Demokratike të Kosovës në qeverinë e pas 6 tetorit. Ta ndërtojmë të ardhmen për Ty dhe shtetin”, ka thënë kryetari aktual i komunës, Naim Ismaili, që tani po garon për postin e deputetit.