Islami: Të vranë në paqe ata që donin të të vrisnin në luftë
Një nga ish drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka reaguar pas vrasjes së ish- luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Në reagimin e tij Islami thotë se kjo vrasje makabër është bërë ndaj një figurë të shquar, njeriu të ndershëm dhe fisnik siç ishte Qerim Kelmendi.
“Vritet njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi . Vrasje makabër, ndaj një figure të shquar, njeriu të ndershëm dhe fisnik! Ishte dhe mbetet si Vëllai im!”, ka thënë Islami.
Ai e shtuar se Qerim Kelmendi është “Shpirtmadhi“ i LPK-së dhe “Dema“- i UÇK-së, i cili ishte dhe mbeti mik i madh i heronjve të Kosovës.
“Ishte dhe mbetet si Vëllai im! Ishte dhe mbetet Miku i madh i Heronjve të Kosovës! U bashkua me miqtë e tij heronj! Pushofsh në paqe! Nuk arritën të të vrasin në Luftë! Të vranë në paqe, ata që donin të të vrisnin në luftë! Nderim për Luftën dhe jetën tënde, “Shpirtmadhi“ i LPK-së, “Dema“- i UÇK-së”, është shprehur drejtuesi i dikurshëm i LPK-së.
Ky është reagimi i plotë i Bedri Islamit:
Vritet njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi . Vrasje makabër, ndaj një figure të shquar, njeriu të ndershëm dhe fisnik!
Ishte dhe mbetet si Vëllai im!
Ishte dhe mbetet Miku i madh i Heronjve të Kosovës!
U bashkua me miqtë e tij heronj!
Pushofsh në paqe!
Nuk arritën të të vrasin në Luftë!
Të vranë në paqe, ata që donin të të vrisnin në luftë!
Nderim për Luftën dhe jetën tënde,
„ Shpirtmadhi“ i LPK-së, „ Dema“- i UÇK-së,
Qerim Kelmendi!
Rexhep Selimi flet për vrasjen e Qerim Kelmendit, kjo është kërkesa e tij