Ishulli japonez goditet nga vala e dytë e koronavirusit pas përfundimit të izolimti
Një ishull japonez është goditur nga një valë e dytë e koronavirusit pasi largoi masat kundër virusit.
Regjioni verior i Hokkaido ngriti largoi masat më 19 mars në mënyrë që bizneset dhe shkollat të mund të rihapeshin, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Kjo erdhi si rezultat i numrit të rasteve të reja që ranë në një deri në dy në ditë.
Tani, vetëm 26 ditë më vonë, ishulli ka ri-forcuar masat izoluese pasi 135 raste të reja u raportuan brenda një jave.
“Nuk duhet të kishim larguar gjendjen e jashtëzakonshme”, deklaroi kryetari i Asociacionit Mjekësor të vendit, Dr. Kiyoshi Nagase.
Hokkaido raportoi 38 raste të reja të martën, duke sjellë numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 688.