Ish-zyrtari i VV tallet me mundësinë e prishjes së raporteve të Kosovës me SHBA-të
Gashi ka ironizuar me mundësinë e braktisjes së Kosovës nga SHBA-të, duke krahasuar SHBA-të me me Hitlerin e Musolinin.
“kuku, mos po na braktisë perandoria osmane… kjo bre perandoria austro-hungareze… në fakt, gjermania e dajës hetë (hitlerit), jo, italia e dajës musë (musolinit)… jo bre, deshta me thanë mos po na braktisë amerika, amerika, se s’m’u kujtojke“, ka shkruar Gashi, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.
Kryeministri Kurti është duke u ballafaquar me presion të shtuar të bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht të administratës së presidentit amerikan Trump për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinë.