Ish-zëdhënësi i Tribunalit të Hagës: Specialja me veprim skandaloz dhe jashtë çdo praktike të drejtësisë
Sipas tij, shihet qartë se publikimi ka ndodhur për të bllokuar proceset e arritjes së marrëveshjeve me Serbinë.
Ai thotë se Gjykata duhet të merret me këto lëshime serioze të Prokurorisë.
“Shihet qartë se publikimi ka ndodhur për të blllokuar proceset e arritjes së marrëveshjes me Serbinë. Vet gjuha e përdorur në kumtesën e Prokurit është ofenduese dhe skajmërisht e politizuar. Shpresoj që Gjykata do ta merr me seriozitet lëshimet serioze të Prokurorisë dhe prapavinë politike dhe të refuzojë një aktakuzë të tillë”, ka thënë Gashi.