Ish ylli i Milanit shmang stërvitjen për të bërë mundje në TV, skuadra e shkarkon
Është mbyllur në mënyrën më të keqe aventura e Adil Rami te Marseille. Sipas “L’Equipe”, klubi ka vendosur ta prishë në mënyrë të njëanshme kontratën që e lidhte lojtarin me skuadrën deri në 30 qershorin e 2021-shit.
Ky vendim është marrë për shkak të pjesëmarrjes së Rami në emisionin televiziv “Fort Boyard”, në të cilin ai ka bërë mundje në baltë gjatë kohës që ishte i dëmtuar dhe nuk paraqitej në stërvitje.
Duke parë se prishja e kontratës është e njëanshme, ish-ylli i Milan-it mund ta hedhë në gjyq klubin francez. /FaktePlus