Ish-punëtorët tentojnë të kthehen në vendin e punës
Punëtorët e larguar nga KEDS-i, po protestojnë për t’u kthyer në vendin e punës pasi edhe Gjykata ka dhënë vendim për kthimin e tyre në punë.
Mirëpo, zyrtarët e KEDS-it as nuk po i pranojnë në takim ish punëtorët e kësaj kompanie.
Polica është vënë në detyrë për të mos i lënë protestuesit të hyjnë brenda.
Protesta e ish-punëtorëve të KEDS-it ende po vazhdon para dyerve të kësaj kompanie, derisa Policia nuk po i lejon të futën brenda. /FaktePlus