Ish-presidenti ukrainas shtrohet në spital pas infektimit me koronavirus
Ish-presidenti ukrainas, Petro Porochenko, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 këtë javë, u shtrua sot në spital me pneumoni të dyfishtë, sipas bashkëshortes së tij.
“Petro është shtruar në një spital në Kiev”, tha Marina Poroshenko në një video të postuar në Facebook, raporton ATSh.
“Edhe pse bashkëshorti im ka pneumoni të dyfishtë, ai ka një vullnet të madh dhe po e tregon këtë duke luftuar kundër sëmundjes”, siguroi ajo.
Poroshenko, një nga më të pasurit në Ukrainë dhe që e drejtoi ish-republikën sovjetike nga 2014 në 2019, vuan nga diabeti, që është një faktor i provuar i sëmundshmërisë së lidhur me COVID-19.