Ish oficeri ushtarak i UÇK-së Fadil Demiri: Ja ku dhe kur u formua FARK-u!
Ish-oficer ushtarak Fadil Demiri, bëri të ditur se FARK-u është formuar në vitin 1991. Ideja për themelimit të FARK-ut, sipas Demirit ka nisur në Kroaci, pas një kërkesë të një delegacioni kosovar.
“Ideja e FARK-ut ka nisur në Kroaci në vitin 1991 me kërkesë të një delegacioni të Kosovës që ka shkuar në atë kohë në Kroaci. Fehmi Agani në atë kohë ka shkuar me kërkesë në Qeverinë e Kroacisë për formimin e FARK-ut”,tha ai, raporton GazetaBlic.com
Vetëm dy javë pas dorëzimit të kërkesës për formimin e FARK-ut, Demiri pohon se qeveria kroate e ka mbështetur kërkesën e palës kosovare.
“Pas dy jave ata e kanë dhënë një përgjigje për vendndodhje, ka pasur shumë alternative vetëm kanë thënë zgjidhni ku po dëshironi”, u shpreh Demiri.
Demiri, u shpreh se në krye të FARK-ut ka qenë Tomë Bërisha, ndërsa për rreth tij kanë vepruar edhe Naim Maloku, Fehmi Agani, Xhafer Jashari dhe Tomë Marku. 28 vite pas themelimit të FARK-ut, Demiri deklaron se kjo ishte bërë e mundur me inicim të Fehmi Aganit, por mohon se është në dijeni se ky veprim kishte ardhur në koordinim me ish-themeluesi I LDK-së, Ibrahim Rugova.
“Inicimi ka qenë përmes Fehmi Agani, tani sa ka qenë me Ibrahim Rugovën I koordinuar unë nuk e di, por me kalimin e kohës LDK-ja largohej. Ne e kemi formuar pesë ditë pas formimit të LDK-së në Lubjan dhe kemi marrë pjesë në zgjedhje si Lidhje Demokratike. Por me kalimin e kohës LDK-ja deklarativizht ka rritur presionin ndaj njerëzve që janë përgatitur për me lufut, pasi që kanë qenë koha ideologjike, se a dojmë me u përgatit për luftë apo s’dojmë me luftu hiq”, tha Demiri. /FaktePlus