Ish-ministri: Më i meçëm është qeni jem se këshilltarët e kryeministrit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industris Bajram Hasani ka thumbuar këshilltarin e Kryeministrit në detyrë Shkelzen Gashi pas deklaratave të këtij të fundit rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hasani përmes një shkrimi në rrjetin social ka postuar një fotografi me mbishkrimin” Me i mencur eshte qeni jem Maxi sesa do keshilltare te kryeministrit”, shkruan Fakte Plus.
Kujtojmë se këshilltari politik i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Shkelzen Gashi kishte deklaruar se UÇK ka vrarë 1000 civilë serbë.
Kjo deklaratë e Gashit solli reagime të shumta në radhët e opozitës në Kosovë.