Ish- ministri i Mbrojtjes është shtrirë në spital: Po i luftoj pasojat e COVID-it
Ish- ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është shtrirë në spital si pasojë e ndërlikimeve në mushkëri, të shkaktuara nga COVID-19.
Mirëpo, Berisha ka thënë që të martën do të lirohet nga spitali dhe i ka falenderuar të gjithë ata që janë shqetësuar për të.
“Ka disa ditë që jam i shtrirë në spital si pasojë e ndërlikimeve në mushkëri, të shkaktuara nga COVID-19. COVID-in e kam kaluar, por tash po i luftoj pasojat e tij. Jam shumë më mirë dhe pres të dal të martën nga spitali. “, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Miq të dashur,
Ka disa ditë që jam i shtrirë në spital si pasojë e ndërlikimeve në mushkëri, të shkaktuara nga COVID-19. COVID-in e kam kaluar, por tash po i luftoj pasojat e tij. Jam shumë më mirë dhe pres të dal të martën nga spitali.
Ju falënderoj të gjithëve që më keni marrë në telefon mua dhe familjen time, që na keni shkruar për të më uruar shërim të shpejtë apo që m’i keni përcjell uratat tuaja përmes miqve tanë të përbashkët.
Personeli ynë mjekësor është duke bërë punë dhe sakrifica të paimagjinueshme për të shpëtuar jetë dhe për ta luftuar këtë të keqe të madhe. Ata janë heronjtë tanë të paqes, siç kanë qenë edhe në luftë. U jam shumë mirënjohës për punën e tyre fisnike.
Shihemi se shpejti.
Me respekt,
Rrustemi