Ish- ministri i LDK- së infektohet me koronavirus
Ish- ministri i Infrastrukturës, në Qeverinë Kurti, Lumir Abdixhiku, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook, ku tregon që edhe bashkëshortja e tij ka dalë pozitiv, shkruan Agjencia e Lajmeve FaktePlus
“Miq, sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Kujtojmë që deri tani, nga Lidhja Demokratike kanë dalë pozitiv katër deputetë: Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Kujtim Shala dhe Visar Hoti./FaktePlus