Ish-lojtari i Anglisë: Nuk e kuptoj si u dha ajo penallti
Fitorja e Anglisë ndaj Danimarkës në gjysmëfinale të Euro 2020, u shoqërua me shumë polemika.
Raheem Sterling fitoi penallti pas një kontakti minimal, ku shënimi i saj nga kapiteni anglez Harry Kein, e dërgoi në finale Anglinë.
Vendimi i gjyqtarit për këtë penallti, u kundërshtua nga ish-lojtari i Anglisë dhe Manchester City, Micah Richards pranon se nuk kuptoi shumë kur VAR nuk e ktheu vendimin, shkruan FaktePlus.
“Mendoj se gjyqtarët dhe vendimet në këtë kampionat kanë qenë fantastike, por nuk mund ta kuptoj pse VAR nuk e ktheu vendimin e kryesorit sonte…
Nuk e di nëse audienca luajti një rol sonte, sepse u ngritën në këmbë të gjithë kur Sterling u shemb në tokë. Unë mendoj se arbitrat bënë një gabim të madh te ky rast” i tha Richards BBC.