Ish-kryetari i tyre ua kujton zyrtarëve të VV-së shkrimet ku e quanin tradhtarë sepse kishte respektuar himnin
Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka pyetur se a ka tradhtuar edhe Kurti bindjet e veta?
Shkrimi i plotë:
Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për himnin e Republikës së Kosovës.
Tash kur e gjithë VV u ngritën në këmbë këta nuk flasin. A i ka tradhëtuar edhe Albini bindjet e veta? A do të tradhëtojë edhe ai deri në fund? Sa të rëndë e ka çmimin e shitjes?
Këtu jane dy mundësi:
1. Boikeni dhe Elvisi po ashtu kanë ndryshuar qëndrimet (janë shitur);
2. (Atëherë dhe tash) janë vetëm vegla që reagojnë me porosi, e jo sipas bindjeve.