Ish-këshilltari i Albin Kurtit: Ndërtimi i xhamisë tek Posta është katastrofë
Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka kritikuar vendin ku po ndërtohet Xhamia Qendrore në Prishtinë duke thënë se është dashur të implementohet plani i arkitektes së famshme Zaha Hadid për t’u ndërtuar në vendin e Radio Kosovës.
Ai tha se xhamia e ndërtuar në këtë pjesë do të ishte mirë edhe për tregimin e tolerancës fetare sepse do të mund të fotografohej bashkë me katedralen dhe kishën ortodokse.
Madje, ai ka thënë se vendi ideal do të duhej të ishte tek ndërtesa e Radio Kosovës.
“Sugjerimi im prej fillimit ka qenë me e rrëzu ndërtesën e Radio Kosovës dhe aty me e ndërtu xhaminë sipas planit të arkitektes Zaha Hadid. Me një të shkrepne të aparatit i rrokim: kishë ortodokse–xhami–katedrale ose katedrale–xhami–kishë ortodokse, pra kahdo që ta sillësh, xhamia në mes Kështu edhe dëshmojmë se jemi qytet i tolerancës ndërfetare ”.