Ish futbollisti i njohur qëllohet me breshëri plumbash, vdes në vend
Ish-futbollisti i Afrikës së Jugut është qëlluar dhe vrarë jashtë shtëpisë së tij.
Mark Batchelor u qëllua nga dy burra me motoçikleta në rrugën e tij për në Olivedale, Johanesburg, rreth orës 18:00 të hënën, shkruajnë mediat e huaja.
Policia thotë se ata kanë hapur një hetim për vrasje. Fotot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë xhamin e makinës Bachelor të mbushur me plumba, transmeton Reporteri.net.
Batchelor kishte pohuar më parë se ishte kërcënuar Oscar Pistorious, i cili ishte dënuar pasi i njëjti kishte shtënë mbi të dashurën e tij Reeva Steencamp.