Ish futbollisti i Interit lë futbollin, nis karrierë politike duke garuar në zgjedhje
Në Itali ka veshur fanellën e Parma, Inter dhe Latina, por sot McDonald Mariga kthehet të flasë për veten. Por, këtë herë nuk ka lidhje me futbollin. Ish-mesfushori (datëlindja 1987), te Real Oviedo aventura e fundit e mbyllur në korrik 2018, ka vendosur që të ndërmarrë karrierën politike duke kandiduar në zgjedhjet parlamentare në Kenia, që do të zhvillohen më 7 nëntor.
Mariga – kandidat për një poltron në Kibra – ka publikuar mbështetjen e presidentit të Kenias, Uhuru Kenyatta, dhe zëvendësi i tij, William Ruto. Kurioziteti?
Nëse Mariga do të arrijë të tojë zgjedhjet, do të bëhet futbollisti i katërt që do të zgjidhet në parlament pas Charles Mukora, Joab Omino dhe Chris Obure. /FaktePlus