Ish-deputeti shqiptar arrestohet gjatë transmetimit direkt (VIDEO)
Demokrati Bardh Spahia është ndaluar nga Policia e Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim.
Top Channel ka transmetuar live pamjet nga ndalimi i tij.
Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, në një lidhje direkte në emisionin Open, u pyet nga gazetarët nëse ishte në dijeni se po kërkohej nga policia, pas situatës që u krijua dje në Shkodër.
Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë.
”Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”.