Ish-deputeti reagon për shkarkimin e Vlora Çitakut: S’po kanë çka me i ba Hashës, mëshoja Vlorës
E për shkarkimin e Vlora Çitakut nga posti i ambasadores në Shtetet e Bashkuara të Amerikes ka reaguar edhe ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka.
Ai në një postim në facebook ka shkruar se inatet po e bëjnë horë qeverinë në Pushtet.
Më tej ish-deputeti ka thënë se ky shkarkim është pratim i një makine diplomatike.
Ndër të tjera Zeka ka thënë se duke mos pasur mundësi t’i bëjnë ndonjë gjë presidentit Hashim Thaçi qeveria e re po e shkarkon Vlora Çitakun nga pozita e ambasadores së Kosovës në SHBA.