Ish-deputeti i PDK-së: Drenica meriton trajtim më të mirë nga shteti, i largoi projektet e rëndësishme
Përmes një statusi në Facebook, Hoxha ka thënë se dy komunat në Drenicë meritojnë trajtim më të mirë të shtetit, dhe për këtë sipas tij duhet t’ia sqarojë qytetarit heqjen e këtyre projekteve.
Postimi i plotë i tij:
Drenica meriton #trajtim më të mirë nga Shteti!Heqja e projekteve më të #rëndësishme kapitale nga ligji i buxhetit për vitin 2022 për dy komunat e Drenicës nuk i bënë #nderë Qeverisë së Kosovës.Dy komunat, ajo e Skenderajt dhe e Drenasit duhet të i’u sqarojnë në detaje qytetarëve për #pasojat afatgjate që do të shkaktohen si rezultat i heqjes nga ligji i buxhetit të projekteve kryesore kapitale e të cilat kanë ndikim të madh në #zhvillim ekonomik dhe në përmirësim te #kualitetit të jetës se qytetareve të kësaj zone.Nuk kemi pritur, e as nuk kemi besuar që qeveria jonë do të na trajtoj në këtë mënyrë. Përgëzoj disa deputet të Kuvendit të Kosovës të cilët ngritën zërin në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje. Drenica është #Kosovë!