Isa Mustafa ka një takim të rëndësishëm nesër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nesër pret në takim kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber.
Takimi do të zhvillohet në ora 10:15.
Lajmin e ka konfirmuar Besian Mustafa, zëdhënës në LDK.
“Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit ndërsa pas takimit Zyra për Informim lëshon komunikatë për medie”.