Irani zgjat kufizimet në kryeqytet teksa numri i të vdekurve nga COVID-19 kalon 30,000
Irani, shteti më i goditur i Lindjes së Mesme nga koronavirusi, ka zgajtur masat kufizuese në kryeqytet për të tretën javë, derisa numri i të vdekurve arrin mbi 30,000.
Shkollat, xhamitë, dyqanet, restorantet dhe institucionet tjera publike në Tehran ku rreziku për infektim është i lartë, janë të mbyllura që nga 3 tetori ndërsa guvernatori Anoushiravan Mohseni Bandpey ka deklaruar se mbyllja do të vazhdojë deri të premten.
Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në 24 orët e fundit janë shënuar 253 të vdekur dhe 4,103 raste të reja, raporton Reuters.
Irani po përjeton valën e tretë të infektimeve dhe thotë se lufta kundër koronavirusit është vështirësuar nga sanksionet nga SHBA-ja.
Kërkesa për mbajtje të maskave në vende publike mbetet në fuqi, ashtu si edhe kufizimi për udhëtim brenda dhe jashtë qyteteve, duke përfshirë edhe Tehranin.