Irani publikon pamjet e para të dronit të rrëzuar amerikan
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë publikuar fotografinë e parë të dronit të rrëzuar amerikan.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë publikuar imazhet e para të asaj që thotë se janë copa të dronit amerikan të qëlluar të enjten, njoftoi të premten shtypi i medias shtetërore IRIB, transmeton lajmi.net.
Zyrtarët iranianë thanë se droni kishte hyrë në hapësirën ajrore të vendit dhe ishte vënë në shënjestër pas disa paralajmërimeve, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim të Iranit.
Zëvendës i Khatam al-Anbia Baza e Mbrojtjes Ajrore, Qader Rahim-Zadeh, u citua nga Tasnim duke thënë: “Droni amerikan u rrëzua pas disa paralajmërimeve si pasojë e agresionit amerikan dhe mospërfilljes ndaj ligjeve ndërkombëtare”.