Irani me 27 qershor nis testet bërthamore
Iani ka njoftuar se më 27 qershor, do të prishë marrëveshjen ndërkombëtare për testet bërthamore, pasi do të fillojë me pasurimin e uraniumit.
Gjatë muajit maj, paralajmëroi se do të katërfishojë prodhimin e uraniumit të pasuruar, duke thyer kështu marrëveshjen e vitit 2015 që e kishte arritur me Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Bashkimit Evropian.
SHBA e cila u tërhoq nga marrëveshja, e akuzoi Iranin për “grabitje bërthamore”, raporton BBC.
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania kanë tentuar ta mbajnë të gjallë marrëveshjen qëkur presidenti amerikan, Donald Trump vendosi ta braktiste këtë marrëveshje gjatë vitit të kaluar.
Irani është kundërpërgjigjur duke deklaruar se vendet evropiane dështuan të mbrojnë burimet e naftës dhe bankat nga efektet e sanksioneve të SHBA-së.