Irani dërgon satelitin ushtarak në orbitë, proteston ashpër Amerika
rani ka pretenduar se ka dërguar satelitin e parë ushtarak në orbitë, duke rritur kësisoj edhe më shumë tensionet me ShBA-në në kohën kur dy vendet po ballafaqohen me tensione e ngacmime në Gjirin Persik.
Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) thanë se sateliti i quajtur “Noor” (Drita) ishte 425 kilometra lartë në orbitë, pas një lansimi të sukesshëm. Irani kishte lansuar satelitin e parë civil në vitin e largët 2009.
Kjo erdhi vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi publikisht Iranin duke porositur marinën e ShBA-ve që të “gjuante e të shkatërronte çdo luftanije iraniane që ngacmonte anijet amerikane në det”, pas një incidenti, shkruan The Guardian.
Pentagoni kishte thënë se ishte ende herët për të thënë nëse lansimi i satelitit iranian kishte qenë i suksesshëm por Komanda e Mbrojtjes së Aerohapësirës Amerikanoveriore lëshoi një përcaktues të ri kodi për një objekt të ri në orbitë që u paraqit me atë që përshkruan iranianët.
“Unë mendoj se kjo konfirmon që sateliti iranian me sukses ka arritur në orbitë,” ka thënë Jonathan McDowell, astronom në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikë.
Sipas sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeos, lansimi i këtij sateliti ushtarak shkelte rezolutën e këshillit të sigurimit të OKB-së.