IPK rekomandon suspendimin e policit, Policia heshtë
Rekomandohet suspendimi i policit, i cili abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) pas arrestimit të policit, Vesel Veseli, thotë se ka rekomanduar suspendimin e tij nga detyra zyrtare. Të kontaktuar nga FaktePlus, zyrtarët nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë, nuk kanë treguar zyrtarisht se a është suspenduar polici i arrestuar.
Agjencia e FaktePlus ka kontaktuar me zëdhënësin e IPK-së, Arbër Beka, i cili ka thënë se Inspektorati e ka rekomanduar suspendimin e policit, Vesel Veseli.
Ai thotë se PK-së i janë dhënë rekomandimet e duhura për këtë rast.
“Personi në fjalë është arrestuar dhe i kemi rekomanduar menjëherë Policisë së Kosovës që të suspendohet. Sepse normal si të arrestohet ai duhet të suspendohet”, është shprehur Beka.
Ndërkaq, FaktePlus ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, nëse edhe zyrtarisht është suspenduar polici, Vesel Veseli, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar.
Kujtojmë se sipas ankesës së nxënëses 16 vjeçare profesori, Shkelzen Xhekaj, ishte personi i parë që kishte abuzuar seksualisht me të, deri sa ajo e kishte denoncuar tek i dyshuari i dytë tashmë i arrestuar, zyrtari policor Vesel Veseli.
Por fatkeqësisht, pas marrjes së deklaratës në Stacioni e Policisë në Drenas, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, polici Vesel Veseli, nën kërcënim dhe shantazh e kishte futur në dorë nxënësen.
Polici Veseli kishte shfrytëzuar seksualisht për më shumë se një vit me vajzën ku kjo e fundit kishte mbetur shtatzënë. Mandej polici Veseli e kishte detyruar vajzën të abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë./B.K/FaktePlus