iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max peshojnë më pak për shkak të kornizës me titan
Apple ka prezantuar të martën linjën e telefonave të iPhone 15 si dhe produkte të tjera në kuadër të eventit të quajtur “Wonderlust”.
Lidhur me këtë, bëhet e ditur se iPhone 15 pro dhe iPhone 15 Pro Max janë pajisur me një kornizë të re titani në vend të një kornize çeliku inox, që zvogëlon peshën e telefonave.
Siç thuhet, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max janë afërsisht nëntë për qind më të lehtë se modelet paraardhës Pro të iPhone 14.
iPhone 15 Pro peshon 187 gram, nga 206 gram sa ishte iPhone 14 Pro, derisa iPhone 15 Pro Max peshon 221 gram, nga 240 gram sa ishte iPhone 14 Pro Max.
Ndërkaq, modeli iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus i Apple vazhdojnë të kenë një shasi të bërë nga alumini, kështu që nuk ka pasur ndonjë ndryshim të dukshëm në peshë me ato pajisje në krahasim me gjeneratën e mëparshme.
Jo vetëm që tani modelet Pro janë më të lehtë, materiali i titanit është gjithashtu më pak i prirur ndaj gjurmëve të gishtërinjve dhe është më i qëndrueshëm.