Ipeshkvi Dodë Gjergji i uron Bajramin myftiut Tërnava dhe besimtarëve myslimanë
Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se Myftiu Naim Tërnava ka marrë urime nga Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë – Prizren, z. Dodë Gjergji me rastin e festës së Kurban Bajramit, si dhe për fillimin e ndërtimit të Xhamisë qendrore në Prishtinë.
Ipeshkvi Gjergji i ka uruar shëndet, mirësi dhe paqe Myftiut Naim ef. Tërnava, familjes së tij, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam.
Në këtë telegram, z. Gjergji po ashtu ka shprehur shqetësimin që besimtarët myslimanë edhe kësaj radhe për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia nuk kanë pasur mundësi të falën nëpër xhami.
Ai po ashtu ka shfrytëzuar rastin të uroj Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e ndërtimit të Xhamisë qendrore në Prishtinë.