Investimet e KEDS po vazhdojnë me dinamikë të lartë
14/09/2021, 19:22
Investimet e KEDS po vazhdojnë me dinamikë të lartë për çdo ditë në terren. Përmes realizimit të tyre, po rritet kualiteti i shërbimeve me energji elektrike dhe po ofrohet stabilitet në furnizim.
Të gjitha punimet që realizohen në terren, KEDS i paraqet përmes hartës në www.keds-energy.com, e cila është lehtësisht e çasshme nga konsumatorët tanë. Përmes saj, ata mund të kuptojnë për secilin projekt që realizohet në zonën e tyre të banimit, përfshirë kohëzgjatjen dhe llojin e punimit.
Krahas hartës, KEDS ka vënë në dispozicion edhe njoftimet përmes aplikacionit E-Kesco për punime të planifikuara në rrjet, duke njoftuar konsumatorin 24-48 më herët për punimet që do të zhvillohen në zonën ku ata banojnë.