Investimet e KEDS-it në Prishtinë po vazhdojnë
KEDS ka njoftuar se investimet në kryeqytet po vazhdojnë me dinamikë të lartë të punës dhe po bëhen gati kanalet ku do të shtrihen kabllot nëntokësore dhe po finalizohen pusetat.
KEDS, përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë që krijimi i infrastrukturës së re energjetike në kryeqytet do të mundësojë ngritje të kapaciteteve furnizuese, furnizim alternativ në raste avarie në rrjet dhe eleminim të shtyllave dhe kabllove ajrore të tensionit të mesëm në lagjet e Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
PrishtinaEnergjetike
Investimet e KEDS në kryeqytet po vazhdojnë me dinamikë të lartë të punës nga ekipet e kontraktuara, të cilat po bëjnë gati kanalet ku do të shtrihen kabllot nëntokësore dhe po finalizojnë pusetat.
Krijimi i infrastrukturës së re energjetike në kryeqytet do të mundësojë ngritje të kapaciteteve furnizuese, furnizim alternativ në raste avarie në rrjet dhe eleminim të shtyllave dhe kabllove ajrore të tensionit të mesëm në lagjet e Prishtinës.
Kështu, furnizimit me energji në kryeqytet po i bëhet zgjidhje afatgjate e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në shërbime moderne dhe kualitative për konsumatorët tanë.