Intervenim në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza
29/05/2020, 13:15
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se deri në ora 12:00 kanë intervenuar në mbi 10 raste në rrjetin e ujërave të zeza dhe rrjetin e ujësjellësit.
Sipas tyre, puna në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza dhe rrjetit të ujësjellësit do të vazhdojë deri në orën 22:00.
“Prishtinë, 29 maj – intervenimet në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza dhe rrjetit të ujësjellësit, gjatë ditës së sotme. Deri në orën 12:00 u intervenua në mbi 10 raste në të dyja sistemet. Puna nga ekipet e mirëmbajtjes vazhdon deri në orën 22:00, me raste të tjera. Ju priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.