Interi transferon futbollistin e Chelseat
Interi zyrtarisht e ka konfirmuar huazimin e Victor Mosesit, me opsionin e blerjes për 12 milionë euro nga Chelsea.
Nigeriani ka nënshkruar kontratën dy ditë më parë, pasi kaloi testet mjekësore te klubi nga Milano, por dokumentacioni që kërkohej nga klubi i tij i fundit, Fenerbahce, nuk ishte siguruar.
Që nga janari i vitit 2019, 29-vjeçari ka qenë i huazuar te gjiganti nga Stambolli, me Chelsean që arriti marrëveshje me klubin turk për ta lënë të kalojë tek Interi.