Interesim i jashtëzakonshëm për shfaqjen “Bretkosa”, shiten të gjitha biletat
Të gjithë artdashësit e shfaqjeve kulturore nuk mund ta shohin sonte shfaqjen “Brektosa”, e cila do të mbahet sonte në orën 20:00 në Teatrin e AAB-së.
Kjo për shkak të interesimit të madh të njerëzve, njofton FaktePlus.
Shfaqja “Bretkosa” që është rrëfim për të gjithë njerëzit e ditëve të sotme, të cilët jetojnë në kohën e keqkuptimeve dhe vetmisë, në kërkim për dashurinë e jetën kuptimplote, ka bërë bujë të madhe dhe sonte vetëm personat të cilët kanë rezervuar biletën mund ta ndjekin edhe shfaqjen./FaktePlus