Inteligjenca ukrainase: Putin liron nga detyra “Kasapin e Sirisë”
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2022/06/Vladimir_Putin_with_Aleksandr_Dvornikov_01-550x360-1.jpg)
Gjenerali Aleksandr Dvornikov nuk po udhëheq më trupat ruse në Ukrainë. Këtë e bëjnë të ditur burime të inteligjencës ukrainase.
Vetë Putin vendosi të lirojë nga detyra të ashtuquajturin “kasapi i Sirisë”, të cilin e kishte thirrur për të udhëhequr pushtimin e vendit pas dështimit të avancimit drejt Kievit.
Vendimi i presidentit rus mund të ishte një “dënim” për rrjedhën e vështirë të luftës për Moskën. Dvornikov nuk ishte parë në publik për disa javë.